Margot Robbie ka treguar se përkushtimi ndaj autenticitetit e shtyu atë të insistonte për një skenë lakuriqësie në filmin “The Wolf of Wall Street”.
Në një intervistë, aktorja 34-vjeçare tha se regjisori Martin Scorsese ishte i gatshëm ta rregullonte skenën për komoditetin e saj, por ajo këmbënguli që karakteri i saj, Naomi Lapaglia, të reflektonte natyrën e saj provokuese.
Margot rrëfeu se rruga për të siguruar rolin ishte sfiduese, përfshirë ribërjen e audicioneve dhe një moment guximtar gjatë provave me Leonardo DiCaprion, që përfundoi me një skenë të papritur që i mahniti të gjithë.
Përtej aktrimit, Margot ndau dëshirën për të kaluar te regjia, duke theksuar se po mëson nga regjisorët më të mirë si Scorsese dhe Tarantino.
Ajo gjithashtu mbrojti filmin “Babylon,” pavarësisht dështimit në arkë, dhe shprehu habinë për reagimin negativ të publikut.
Me këtë përvojë dhe përkushtim, ajo mbetet një prej talenteve më të mëdha të industrisë. /Telegrafi/