Ajo është aktorja dy herë e nominuar për “Oscar” e njohur për rolet e saj të vlerësuara nga kritikët.
Por Margot Robbie ka dëshmuar se i është përkushtuar roleve të saj që nga pjesëmarrja e saj e parë në Hollywood.
Aktorja australiane, 32 vjeçe, arriti famën e saj të madh në “Wolf of Wall Street” në 2013 – dhe këmbënguli që të ishte krejtësisht nudo në filmin e Martin Scorsese.
Duke folur për The Telegraph në vitin 2014, ylli tha se ishte ‘e frikësuar’ për trupin e saj të zhveshur duke u përjetësuar në internet, por kur regjisori ofroi të shkurtonte skenat, ajo e refuzoi atë.
Në intervistën e rishfaqur së fundmi, ish-ylli i “Neighbors”, e cila ishte 23 vjeç në atë kohë, tha: “Unë mendoj se lakuriqësia për hir të nuditetit është e turpshme. Nëse ata e kanë vënë atë vetëm që një vajzë të heqë pjesën e sipërme, atëherë kjo është e neveritshme”.
“Por unë gjithashtu mendoj se është e neveritshme kur dikush do të ishte zhveshur në jetën reale, në film ata lënë sytjenat veshur, ose e mban lart çarçafin. Po aq më acaron të shoh dikë që po koreografohet duke u mbuluar”, tha ajo.
“E gjithë thelbi i personazhit të Naomi është se trupi i saj është forma e saj e vetme e prezencës në këtë botë. Kështu që kur Marty Scorsese po përpiqej të më ndihmonte dhe tha në skenën ku ajo josh Jordanin se ndoshta mund të kisha një mantel, unë thashë nuk do ta bëjë. Ajo duhet të jetë e zhveshur. Ajo po vendos letrat e saj në tavolinë”, u shpreh aktorja.
Aktorja tha në një intervistë të mëtejshme se duhej ‘të angazhohej thellësisht’ në skenë.
Duke folur me Porter në vitin 2018, ajo zbuloi: “Nuk e vëren kur je duke parë filmin, por në realitet ne jemi në një dhomë gjumi të vogël me 30 anëtarë të ekuipazhit”.
“Të gjithë burra. Dhe për 17 orë po bëj sikur po prek veten. Është thjesht një gjë shumë e çuditshme dhe ju duhet të harroni sikletin dhe absurditetin dhe të angazhoheni plotësisht”, ishte shprehur ajo.
Margot, e cila filloi karrierën e saj në “Neighbours”, më pas ka vazhduar të luajë në filmat kryesorë të Hollywoodit, duke përfshirë: “Suicide Squad”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe filmin e ardhshëm “Barbie”. /Telegrafi/