Telegrafi

Margot Robbie do të jetësoj në një film hollivudian Mbretëreshën Elisabetta I

Mbretëresha e Hollywood do të bëhet mbretëresha e Anglisë. Australiania Margot Robbie është gati për të interpretuar rolin e Elisabetta I në filmin e shumëpritur “Mary Queen of Scots”.

Filmi me regji të Josie Rourke dhe shkruar nga Micheal Hirst do të tregojë historinë e Mary Stuart, mbretëreshës së Skocisë që ishte e përfshirë në tentativën për vrasjen e kushërirës së saj pikërisht Elisabetta I.

Në rolin e Mary do të gjejmë një tjetër prej aktoreve më të kërkuara të momentit: iralnedezen Saoirse Ronan.

Paralajmërohet kështu një super sfidë interpretuese mes dy aktoreve të pashme, në këtë film historik shumë premtues, që ende nuk ka një datë të daljes zyrtare, shkruan Paramount Channel.

Ndërkohë do të kemi mundesinë të shohim Margot Robbie shumë herë të tjera në ekranin e madh mes projekteve të saj të tjera./KultPlus.com