Site icon Telegrafi

Margot Robbie shkëlqen në fustanin në vlerë mbi dy mijë dollarë përkrah bashkëshortit Ackerley

Ajo është një prej aktoreve më të vlerësuara të Hollywoodit.

Por, Margot Robbie ka arritur që të shmangë adhuruesit e shumtë kur shkoi në Australi përgjatë fundjavës me bashkëshortin e saj Tom Ackerley.

Foto: Instagram

Daily Telegraph shkruan të martën se çifti ishte në Melbourne për të shoqëruar një prej miqve të tyre drejt altarit.

Kjo gazetë po ashtu raportoi se ylli filmik ishte listuar si zonja Ackerley, duke sugjeruar se ajo tashmë ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj.

Foto: Getty Images

Margott u paraqit në këtë ceremoni me një fustan shkëlqyes nga dizajneri Vampire’s Wife që në internet mund të blihet për 2377 dollarë australianë.

Tom u shfaq në një veshje të zezë mjaft elegante e të fuqishme.

Margot Robbie, Foto: Daily Mail

Margot e cila u martua me Tomin në një ceremoni të fshehtë në Byron Bay në dhejtor të vitit 2016 ka thënë së fundmi për Whimn se ajo dhe bashkëshorti i saj shumë rrallë kanë konflikte.

Margot është e nominuar për herë të parë për Oscar me filmin “I, Tonya”. Ajo ka në konkurrencë Frances McDormand, Sally Hawkins dhe Saoirse Ronan. /Telegrafi/

Exit mobile version