Site icon Telegrafi

Margot Robbie shfaqet pa sytjene në rrugët e New Yorkut (Foto/Video)

Margot Robbie ka qenë mysafire e emisionit të njohur amerikan “Good Morning America”.

Por, teksa po hynte në shou aktorja duket e buzëqeshur dhe mjaft elegante e veshur në një fustan tëp shkurtër.

Aktorja 27-vjeçare ka siguruar veten se ka veshur rroba të duhura derisa arrin në studiot televizive.

Theksojmë se ajo është duke marrë pjesë në xhirimin e filmit “Tonya”, i cili ishte edhe arsyeja pse aktorja mori pjesë në emision.

Ajo luan rolin e Tonya Harding, e cila ishte përfshirë në sulmin e vitit 1994 kundër Nancy Kerriganit.

Ndryshe, filmi do ta ketë premierën duke u shfaqur në kinematë amerikane më 8 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version