Site icon Telegrafi

Margot Robbie në krye të listës së Maxim ‘Hot 100’ për femrat më të bukura dhe të suksesshme

(Foto: Getty Images)

Maxim Australia e ka publikuar listën e përvitshme ‘Hot 100’ për vitin 2022, në të cilën përfshihen femrat më të suksesshme dhe të bukura në industrinë e argëtimit, në sport dhe në kulturën pop.

Derisa këtë vit në të ndodhen shumë emra të parashikueshëm, disa prej tyre janë befasues.

Në krye të listës është aktorja Margot Robbie, e cila po vazhdon shkëlqimin në Hollywood dhe “Babylon” është filmi i saj më i ri.

Kjo është hera e tretë rekorde që 32-vjeçarja ndodhet në krye të ‘Hot 100’ së bashku me disa prej emrave më të suksesshëm.

Prezantuesja dhe personaliteti televiziv australian, Abbie Chatfield, ka befasuar duke u ngritur në pozitën e 10-të, derisa në vitin e kaluar ishte në vend të 70-të.

Në vijim është lista e plotë e Maxim Hot 100:

/Telegrafi/

Exit mobile version