Site icon Telegrafi

Margot Robbie luan rolin e një shtatzënie në filmin e ri bazuar bazuar në një ngjarje të vërtetë

Margot Robbie u bë e famshme në saje të filmit “Wolf of the wall street”.

Kjo ka bërë që të merr shumë oferta për filmat hollivudian dhe një të tillë është duke e realizuar me regjisorin Quentin Tarantiono.

“Once Upon a Time in Hollywood”, titullohet filmi i regjisorit të famshëm i cili ka mbledhur ajkën e industrisë së filmave.

Krahas Robbiet në këtë projekt do t’i shohim edhe Brad Pittin dhe Leonardo DiCaprion.

Filmi tregon historinë e vrasës të tmerrshëm, Charles Manson, i cili krimet i kryen në saje të ndihmës së familjes.

Robbie luan rolin e aktores së vrarë Sharon Tate, e cila u vra nga kriminelët në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Kjo ka bërë që aktoren ta shohim në formë të grave të shtatzëna dhe po duket shumë tërheqëse.

Ndryshe, filmin pritet ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave më 9 gusht të vitit të ardhshëm, datë që korrespondon me 50 vjetorin e vrasjes së Tates. /Telegrafi/

 

Exit mobile version