Telegrafi

Margot Robbie luan rolin e një bukurosheje me probleme psikike në filmin e ri

Margot Robbie, një nga aktorët më të kërkuar në ditët e sotme, do të mund ta shohim së shpejti në ekranet e mëdha të kinemave.

Aktorja 27-vjeçare do të luajë në filmin “Terminal”, ku do të interpretojë bukuroshen me probleme psikike me emrin Eni.

Filmi sjell një histori për disa vrasës që synojnë një mision hakmarrës – një mësues vdekjeprurës, një pastrues misterioz dhe një kamariere që drejton një jetë të dyfishtë.

Jeta e tyre është e ndërthurur dhe takimi me një kriminel që kërkon hakmarrje, sjell pasoja fatale.

Robbie dhe DiCaprio

Filmi që do t’i mban në tension shikuesit ka për regjisor dhe skenarist Von Stin, i cili ka punuar në filma “In the Heart of the Sea” dhe “Sherlock Holmes”.

Pos Robbiet, në film do të shfaqen edhe Simon Peg, Dexter Flecher, Max Ajrons dhe Mike Mayers.

Ndryshe, Margot ka bërë bujë të madhe me shfaqjen përkrah Leonado DiCaprios në filmin “Wolf of Wall Street”. /Telegrafi/