Telegrafi

Margot Robbie ka vite që është martuar me regjisorin britanik, por tek tani e ka bërë publike

Margot Robbie ka fituar vëmendjen e mediave në saje të rolit në filmin “The Wolf of wall street”.

Ajo ka fshehur në mënyrë të përkryer deri më tani jetën private dhe shumëkush nuk e ka ditur që është e martuar prej vitesh.

Edhe pse në fund të vitit të kaluar mediat kanë raportuar për martesën e saj të fshehtë, ajo duket se “po” ka thënë shumë më herët.

Në fakt, aktorja 22-vjeçare konfirmoi përmes llogarisë personale në Instagram se është martuar me të dashurin britanik, regjisorin Tom Okerly.

Mësohet se ceremonia ishte intime me vetëm pesëdhjetë të pranishëm, ku e gjitha u zhvilluar në Australi.

Tani aktorja ka dalë publikisht duke e pranuar se është martuar tre vjet më parë në një ceremoni private.

Pikërisht, në festivalin e filmit ndërkombëtar të Hamptonsit gjatë fundjavës së kaluar, një mik i përgëzoi me rastin e përvjetorit të parë të martesës, por ajo u përgjigj “Jo një, por që tre vjet”.

Margot dhe Tomi janë së bashku që nga viti 2013 dhe janë takuar në suitën e “Suite Française”. /Telegrafi/