Bëhen me djalë Margot Robbie dhe bashkëshortin e saj Tom Ackerley.
Revista People raporton ekskluzivisht se ylli i “Barbie”, 34 vjeç, ka sjellë në jetë një djalë së fundmi.
Nuk raportohet asnjë informacion tjetër, duke përfshirë datëlindjen e saktë të fëmijës dhe emrin e tij. Ky është fëmija i parë për çiftin.
Në korrik, Robbie bëri paraqitjen e saj të parë publike pasi u raportua se ishte shtatzënë, duke u paraqitur në Wimbledon me Ackerley, 34 vjeç.
Çifti u takua në vitin 2013 gjatë realizimit të filmit “Suite Française”, në të cilin ajo luajti dhe në të cilën ai shërbeu si asistent regjisor.
Ata u martuan në dhjetor 2016 në Australi. /Telegrafi/