Telegrafi

Margolyes shokon me deklaratën e saj për Arnold Schwarzeneggerin: Është i pacipë, më prishi ajrin para fytyrës gjatë xhirimeve

Miriam Margolyes ka kujtuar se si ishte të punonte me Arnold Schwarzeneggerin në xhirimet e filmit horror të vitit 1999, “End Of Days”.

Duke folur në podkastin “Have I Got News For You”, aktorja 81 vjeçe, zbuloi se ylli i filmave aksion madje shkoi aq larg sa ‘prishi ajrin’ në fytyrë.

Miriam pretendoi se gjesti jo-xhentëlmen ishte bërë ‘qëllimisht’ dhe tha se aktori ishte ‘pak shumë i mbushur me veten’, shkruan DailyMail.

Ajo u tha nikoqirëve: “Ai më prishi ajrin në fytyrë. Tani, unë e prish ajrin, sigurisht që po – por nuk e bëj atë gjë në fytyrat e njerëzve. Ai e bëri atë qëllimisht, pikërisht në fytyrën time”.

Ajo vazhdoi: “Unë po luaja rolin e motrës së Satanit në film dhe ai po më vriste, kështu që ai më kishte në një pozicion ku nuk mund të shpëtoja dhe shtrihesha në dysheme. Dhe ai thjesht bëri atë gjest të turpshëm”.

Duke shtuar: “Nuk ishte në film, ishte në një nga pauzat, por nuk ia kam falur kurrë këtë gjë”.

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit për media të Arnold Schwarzeneggerit për të marrë komente mbi këtë ngjarje, por ata nuk janë përgjigjur.

Filmi në fjalë e solli yllin e “Termnator” në rolin e një ish-polici, i cili kishte për detyrë të ndalonte Satanin (rol i luajtur nga Gabriel Byrne) të konceptojë Antikrishtin me një grua të re (rol i luajtur nga Robin Tunney).

Filmi horror/aksion shënoi 11% rezultat vlerësimi nga 100% në faqen e rishikimit Rotten Tomatoes – me çka llogaritet si një rezultat tejet i dobët.

Kjo deklaratë e fortë për Arnoldin, vjen pak pasi Miriam bëri një tjetër zbulim për një yll të Holluwoodit në fillim të këtij muaji, pasi ajo e quajti Leonardo DiCaprion burrë ‘me erë të keqe’.

Aktorja i la shikuesit e emisionit “This Morning” në histerikë teksa kërkoi falje për ofendimin e saj në të kaluarën me gojën e saj të vogël.

Miriam diskutoi se si kishte punuar me Leonardon në përshtatjen e Baz Luhrmann të “Romeo and Juliet” në vitin 1996.

Miriam i tronditi prezantuesit e emisionit kur deklaroi: “Ai kishte pak erë, sepse ishte shumë nxehtë në Meksikë dhe djemtë e rinj nuk e bëjnë veten aromatikë, nuk i lajnë të gjitha veshjet”. /Telegrafi/