Site icon Telegrafi

Maresca tregon se si po e trajton Sanchon për dallim nga Man Utd

Jadon Sancho dha asistimin e fitores për Chelsean në debutimin e tij në fitoren 1-0 ndaj Bournemouth.

Pas ndeshjes, menaxheri Enzo Maresca deklaroi se Sancho i ka ndihmuar shumë skuadrën dhe se është i lumtur që ka një futbollist të tillë në radhët e veta.

“Jadon na ndihmoi shumë. Ajo që ai bëri sonte është pikërisht ajo që prisnim prej tij”.

“E njoh Jadon shumë mirë sepse e kam parë shumë herë në të kaluarën dhe e di se çfarë mund të na japë”.

Lexo po ashtu Chelsea fiton minimalisht ndaj Bournemouthit

Maresca vazhdoi të nënvizoi se si Chelsea po e trajton atë ndryshe në krahasim me Manchester United, ku ai kishte disa probleme jashtë fushës me Erik ten Hag.

“Kam ndjenjën se Jadon është një djalë që duhet të ndjejë dashuri [për të performuar],” vazhdoi ai.

“Kjo është ajo që kam menduar kur kam folur me të para se të bashkohet me ne. Gjithashtu ai ka dëshirë të tregojë lojtarin që është”.

“Ai thjesht duhet të shijojë futbollin. Është arsyeja pse ata luajnë, janë të lumtur dhe duan të shijojnë futbollin”.

“Pastaj, sepse ata janë të mirë, ata do të bëjnë gjëra të mira”, tha Maresca.

Sancho iu bashkua Chelseat në një huazim në ditën e fundit të afatit kalimtar me shpresën për të ringjallur karrierën e tij, e cila ngeci që nga dështimi i tij me Ten Hag sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version