Marcus Rashford ka thyer heshtjen e tij pasi bëri debutimin me Aston Villën të dielën në fitoren ndaj Tottenhamit.
Rashford ishte konsideruar si tepricë tek Manchester United nën urdhrat e Ruben Amorim dhe kishte tërhequr interesimin e disa skuadrave, duke përfshirë Barcelonën, Milanin dhe Dortmundin.
Por teksa po i afroheshim fundit të afatit kalimtar të janarit, Villa ishte në gjendje që ta bind Rashford të bëhet pjesë e tyre në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Villa po mbulon në pjesë të konsiderueshme të pagës së Rashford, ndërsa ata e kanë edhe opsionin për ta bërë të përhershëm transferimin e tij për 40 milionë euro.
Ai e nisi nga banka rezervë në duelin ndaj Tottenhamit në FA Cup por u fut në lojë së bashku me Marco Asension në pjesën e dytë.
Me të përfunduar ndeshja ai shpërndau disa fotografi të tij së bashku me tifozët duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Performancë e shkëlqyer ekipore”.
Rashford do të synojë të bëjë debutimin e tij të plotë për klubin të shtunën, kur Villa do të jetë nikoqir i Ipswich Town në Ligën Premier./Telegrafi/