Manchester United ka fituar në frymën e fundit ndaj Wolverhampton Wanderersin në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier me rezultat 1-0.
Wolves rrezikuan të parët me anë të Ruben Neves në minutën e 13-ë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë porte.
Bruno Fernandes (34’) kishte një mundësi ideale që të kalonte Djajtë e Kuq në epërsi, por goditja e tij u ndal nga portier Rui Patricio.
Në 45 minutat e dytë, Edinson Cavani arriti të tundte rrjetën në minutën e 70-të, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Paul Pogbas më pas lëshoi një goditje të fuqishme drejtë portës mysafire, por sërish në vend ishte Patricio.
MARCUSSSSSSSSSS!!!!
🔴 #MUFC
#️⃣ #MUNWOL
🏆 #PL pic.twitter.com/WOm2fia0KK— Manchester United (@ManUtd) December 29, 2020
Ishte Marcus Rashford që ia siguroi Unitedit tri pikë të arta në Old Trafford, pasi shënoi në minutën e 90+4-të.
Unitedi me këtë triumf ka kaluar në vendin e dytë me 30 pikë, e në javën e 17-të takohet me Aston Villën më 1 janar. /Telegrafi/