Telegrafi

Marcus Rashford ‘godet’ mediat, thotë se ato kanë vënë në dyshim angazhimin e tij për Unitedin

Në paraqitjen e tij të fundit për The Players’ Tribune, Marcus Rashford e ka mbrojtur me shumë pasion angazhimin e tij ndaj Manchester Unitedin.

Së fundmi Rashford është përballur me një sërë kritikash, veçanërisht për shkak të rënies së tij në formë dhe sjelljeve të tij jashtë fushës.

26-vjeçari nuk është shprehur aspak i lumtur me disa nga këto raportime pasi sipas tij ato janë fokusuar në gjërat e gabuara.

“Unë në kushte normale nuk i përgjigjem gjërave të tilla që thonë për mua, nuk është në natyrën time. Unë jam introvert, por ndonjëherë, disa fjalë kalojnë kufirin, dhe unë dua që njerëzit të kuptojnë se kush jam unë si person”, ka thënë Rashford.

Lexo po ashtu Zbulohet lista prej 20 ekipeve që përfitojnë më së shumti para bazuar në shitjet e fanellave

“Unë nuk po përpiqem të kritikoj mediat, e kuptoj lojën, por nuk mund të bëhet një gjë kaq e madhe për një 26-vjeçar i cili shkon në një festë, ose merr një gjobë parkimi”, është shprehur ai.

“Ka të bëjë me atë se sa kushton makina ime, sa është paga ime javore, bizhuteritë e mia apo edhe tatuazhet e mia”.

“Ka të bëjë me gjuhën time të trupit, duke vënë në pikëpyetje moralin tim dhe duke spekuluar për familjen time dhe të ardhmen time në futboll”, përfundoi anglezi./Telegrafi/