Telegrafi

Marcus Rashford i gatshëm të luajë me dhimbje ndaj Liverpoolit

Lëndimi i Marcus Rashford (Foto; Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Marcus Rashford është i gatshëm të luajë me dhimbje në ndeshjen e rëndësishme të të dielës kundër Liverpoolit, ndërkohë që është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Sulmuesi e lëndoi shpinën në fitoren e Djajve të Kuq në ndeshjen e FA Cup ndaj Wolverhapton Wanderers të mërkurën mbrëma.

Anglezi, i cili është golashënuesi kryesor i Unitedit këtë sezon, pritej të mungonte një kohë të gjatë, mirëpo The Mirror raporton se ai dëshiron të jetë në fushë të dielën në Anfield.

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Stafi mjekësor i klubit anglez është duke punuar pa pushim, në mënyrë që ta riaftësojë 22-vjeçarin për t’u përballur me liderin e Ligës Premier.

Ekipi mjekësor nuk dëshiron ta rrezikojë Rashfordin për të mos pësuar ndonjë lëndim më të rëndë, mirëpo ai është i vendosur që të luajë edhe me dhimbje. /Telegrafi/

(Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)