Site icon Telegrafi

Marcos Senna pas shortit: Bayerni është njëri nga ekipet më të mira në botë

Marcos Senna, ambasador i Villarrealit, ka folur pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen me Bayern Munichun në çerekfinale.

Në ora 12:00, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazat finale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22.

Në çerekfinale, Villarreali do të ndeshet me Bavarezët, të cilët Senna i ka cilësuar si njërin nga ekipet më të mira në botë.

Lexo po ashtu Hidhet shorti, mësohen çiftet për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

“Ne do të përballemi me njërin nga favoritët. Ne shkojmë në short plot emocione dhe duam ta shijojmë”, ka thënë fillimisht Senna.

“Objektivi ynë kryesor është të kënaqemi. Nëse e bëjmë këtë, do të na ndihmojë të kalojmë në gjysmëfinale sepse nuk mund të shkojmë në këto ndeshje me një mentalitet humbës, absolutisht jo”.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Bayernit, Salihamidzic: Nuk duhet nënvlerësuar Villarreali

“Objektiv do të jetë ta shijojmë atë dhe të zhgënjejmë kundërshtarin sa më mirë që mundemi”.

“Ne do t’i drejtohemi ndeshjeve me një mentalitet fitues duke respektuar kundërshtarët pasi ata janë një ekip i madh, një nga ekipet më të mira në botë”, përfundoi ambasadori i Villarrealit. /Telegrafi/

Exit mobile version