Marcos Alonso i Chelseat do të humbasë gjysmëfinalen e FA Cup-it kundër Southamptonit në Wembley.
Mbrojtësi i krahut të majtë është dënuar me tre ndeshje mos lojë nga ana e Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Shane Longut.
Ai gjithashtu do të humbasë ndeshjet e Ligës Premier kundër Burnleyt të enjten dhe Swanseas më 28 prill.
Në fakt, gjyqtari Mike Dean nuk kishte arritur ta sheh incidentin ku Alonso kishte goditur në këmbën e Longut në minutën e 43-të të ndeshjes.
“Ishte një gjykim i keq, duhet të kishte qenë një karton i kuq sipas mendimit tim”, tha menaxheri i Southamptonit, Mark Hughes.
Mungesën e spanjollit pritet ta mbush braziliani Emerson Palmieri – i cili ishte transferuar nga Roma për 19 milionë euro gjatë janarit.
Ndryshe, Chelsea takimin e zhvilluar si mysafirë e kishte fituar me rezultat 3-2. /Telegrafi/