Kontrata e 33-vjeçarit gjerman Marco Reus me Borussia Dortmund skadon pas disa muajsh dhe ai mund të vazhdojë karrierën te Manchester United.
Edhe pse u spekulua se Reus mund t’i bashkohej Cristiano Ronaldos në Saudi Al-Nassr, u tani ka interesim nga Anglia.
Bëhet fjalë për Manchester United, trajenri i të cilëve ka folur tashmë me agjentët e futbollistit gjerman Dirk Hebel dhe Darren Freeman.
Reus do të shkonte te Man United falas, me një pagë javore që thuhet se kalonte 250,000 euro.
Futbollisti me eksperiencë ka pasur probleme me lëndime gjatë karrierës së tij në Dortmund dhe ka vetëm 354 paraqitje, ku ka shënuar 148 gola. /Telegrafi/