Marco Reus po përgatitet të luajë ndeshjen e fundit të madhe të karrierës së tij në Wembley të shtunën, ku legjenda e Borussia Dortmundit do t’i japë lamtumirën klubit të tij të fëmijërisë në atë që premton të jetë një natë emocionale.
Për një fitore në finalen e Ligës së Kampionëve, një ditë pas ditëlindjes së tij të 35-të, do të ishte moment kurorëzimi, për të dhe Borussia Dortmundin.
Reus është një legjendë e gjallë në qytetin gjerman. Ai e siguroi atë status shumë kohë më parë – falë dashurisë, lidhjes dhe besnikërisë së ndërsjellë mes lojtarit, klubit, tifozëve dhe qytetit.
Dashuria ka qenë e qartë dhe u pa javët e fundit gjatë lamtumirës së Reus. Ai njoftoi në fillim të këtij muaji se kontrata e tij e skaduar nuk do të rinovohej kështu që pas 12 vitesh në “Signal Iduna Park”, ylli i njohur do të largohet në fund të sezonit.
Legjenda e klubit e shënoi largimin e tij me golin e tij të 170-të për klubin – i dyti në listën e të gjitha kohërave të klubit – dhe i gostiti të gjithë 81,000 tifozët me nga një birrë falas.
Çuditërisht, ai ka qenë i kufizuar në vetëm dy trofe të DFB-Pokals dhe tre Superkupa të Gjermanisë – pa asnjë titull në Bundesligë apo në Ligë të Kampionëve… Borussia Dortmund përfundoi e dyta pas Bayern Munichut në shtatë nga 12 sezonet e Reus – me sezonet 2018-19 dhe 2022-23 që shkuan deri në ditën e fundit.
Në vitin 2023, skuadra e Edin Terzicit ishte afër t’i jepte fund pritjes së tyre të gjatë për t’u bërë kampionë kombëtarë, por dështuan në xhiron e fundit.
Martesa e tij e lumtur
Reus dhuroi 500 mijë euro donacionin në kohën e COVID-19. Ai e bëri këtë së bashku me gruan e tij supermodele mahnitëse dhe YouTuberer, Scarlett Gartmann.
Çifti u bashkua në 2015 dhe u martuan në 2019 – në të njëjtin vit ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë përpara se të vinte numri 2 në janar 2024.
Scarlett ka modeluar për marka të ndryshme me emra të mëdhenj, duke përfshirë prodhuesit e makinave Hyundai dhe Volkswagen.
Por larg punës së saj, ajo i adhuron kuajt dhe poston rregullisht në Instagram për 273,000 ndjekësit e saj video të saj duke kalëruar ose duke u kujdesur për kafshët – si dhe video stërvitje, fotosesione dhe foto festash.
Ideja për profesionin e parë
Megjithatë, jeta e Reusit mund të kishte dalë shumë ndryshe, nëse ai do të ndiqte pasionin e tij të parë.
Sepse përpara se të dëshironte të bëhej futbollist, i riu Marco ëndërronte të bëhej pilot.
Ai tha për Bild në vitin 2012: “Unë kam qenë i magjepsur nga fluturimi që në fëmijërinë time të hershme. Atëherë kam dashur gjithmonë të bëhem pilot. Më pëlqente të fluturoja si fëmijë dhe e bëj edhe sot”.
Idhulli i gjermanit
Megjithatë, në vend të kësaj, sulmuesi e nisi në akademinë e Dortmundit – duke fluturuar nëpër grupmoshat, i frymëzuar nga një mesfushor çek, i cili luante për Arsenalin.
Reus shpjegoi: “Idhulli im ishte gjithmonë Tomas Rosicky. Ai ishte fenomenal. Ai kishte një sy kaq të mirë dhe e dinte se ku ishin shokët e tij të skuadrës dhe ishte kaq i shpejtë”. /Telegrafi/