Marcos Asensio është larguar nga hoteli ku po qëndron skuadra e Real Madridit në Abu Dhabi.
Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara mjekësore, ku do të vlerësohet dëmtimi i muskujve të këmbës së djathtë.
Spanjoll u lëndua në gjysmëfinale e Kupës Botërore për Klube kundër Kashimas dhe në sesionin e djeshëm të ushtrimeve nuk morri pjesë.
Në fakt, sulmuesi kishte pësuar një lëndim të lehtë gjatë fundjavës në ligën elitare spanjolle ndaj Rayo Vallecanos.
Theksojmë se testet kanë treguar që 22-vjeçari do të jetë tri javë jashtë fushave të blerta, por çdo gjë do të kristalizohet brenda disa ditëve.
Ndërkohë, madrilenëve i është rikthyer pas lëndimeve mesfushori shkatërrues brazilian, Casemiro.
Ndryshe, Los Blancos në finalen të garës më prestigjioze botërore të klubeve do të luajë nesër kundër Al Alinit. /Telegrafi/