Telegrafi

Marcin Oleksy fiton çmimin e golit të vitit “Puskas Award”

Marcin Oleksy e ka fituar çmimin e golit të vitit nga FIFA.

Lojtari arriti të merrte trofeun “Puskas Aëard”, duke mposhtur konkurrencën nga Richarlison dhe Dimitri Payet.

Shfaqja e emrit të Oleksy është befasuese pasi ndryshe nga dy finalistët e tjerë, ai luan futboll vetëm me një këmbë.

Lexo po ashtu Emiliano Martinez është portieri i vitit nga FIFA

Polaku ka këmbën e amputuar, por kjo nuk e ka ndaluar atë të fitojë këtë trofe të madh.

Më 6 nëntor 2022, Marcin Oleksy mori vëmendjen e botës me një gol marramendës në Poloni dhe duhet ta shikoni patjetër. /Telegrafi/