Site icon Telegrafi

Marciano prezanton koleksionin “Guess”

Pantallona lëkure, xhaketa stofi, bluze, fustane që nxjerrin në pah feminilitetin tuaj, veshje të punuara me gëzof, çanta, këpucë si dhe aksesorë me një shumëllojshmëri të pafundme janë disa nga elementët kryesorë që spikasin në këtë koleksion.

Ju do të ndërroni stil, dhe do të keni një karakter edhe më të theksuar nëse do të bëni pjesë të gardërobës tuaj këto veshje moderne, me materiale cilësore të cilat janë realizuar në një mënyrë perfekte.

Që të krijoni një ide se si duhet të dukeni në të ardhmen, dhe çfarë do jetë më shumë në modë, shikoni setin që të merrni inspirimin e duhur. Mos harroni që aksesorët janë një detaj shumë i rëndësishëm i gardërobës tuaj. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen tuaj, kështu që edhe ato duhet të blihen dhe të rinovohen herë pas here.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version