Claudio Marchisio është larguar nga skuadra e tij e zemrës Juventus.
Mesfushori italian vendosi ta ndërpresë kontratën e tij me Juventusin pasi nuk po luante rregullisht
32-vjeçari ka nënshkruar tani kontratë tri vjeçare me gjigantët rus Zenit St Petersburg.
E pas largimit nga Zonja e Vjetër, Marchisio ka shpërthyer ndaj ish-skuadrës.
“Kishte ardhur koha që të ndaheshim me Juventusin. Dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për mua”, tha Marchisio.
Italiani ka thënë se drejtuesit e klubit e deklaronin si të lënduar edhe pse një gjë e tillë nuk qëndronte.
“Gjëja që më ka zhgënjyer më së shumti ka qenë kur më lajmëronin si të lënduar për mos të luajtur, ndërsa un isha i gatshëm”, tha Marchisio.
Krejt në fund mesfushori i Kombëtares ka folur edhe për ofertën e Zenitit.
“Në momentin që më kanë kontaktuar më kanë bindur menjëherë. Tani më mbetet të tregoj në fushë se kush jam dhe sa vlej”, ka thënë italiani. /Telegrafi/