Mesfushori italian ka mirëpritur transferimin e Miralem Pjanic, duke thënë se është një lojtar i madh dhe mezi pret të luaj me të.
Mesfushori boshnjak i është bashkuar bardhezinjëve nga Roma, por edhe pse ai është lënduar për momentin, Marchisio është duke kërkuar për të luajtur sa më shpejt me shokun e ri të skuadrës.
“Pjanic është lojtar i madh, ai i cili mund të ndryshojë një ndeshje”, tha Marchisio.
“Ai është i ri, por ai ka aq shumë përvojë. Unë jam i lumtur, sepse ai forcon skuadrën dhe është një blerje e goditur”.
“Me ndryshimet e vogla që ne kemi bërë, kemi fituar në Itali për pesë vjet dhe ne jemi në rritje në Evropë”, përfundoi Marchisio. /Telegrafi/