Telegrafi

Marchisio: Ky është rivali ynë më i madh për titull

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio beson se rivalët e tyre më të mëdhenj janë Roma, por vlerëson gjithashtu edhe Napolin.

Bianconerët kanë fituar titullin e Serie A për pesë sezonet e fundit rresht, dhe tani kanë avantazh prej katër pikëve pas 11 ndeshjeve të luajtura të këtij sezoni.

“Duke parë renditjen e tabelës, unë them se rivalët tanë më të mëdhenj janë Roma”, ka thënë Marchisio në një intervistë për JTV, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Allegri: Fitorja nuk është vendimtare

“Napoli kanë një skuadër të mirë, pavarësisht shitjes së [Gonzalo Higuain] ata mund të bëjnë konkurrencë, sepse ka ende shumë ndeshje për të luajtur”.

“Roma u ndal me Empolin, por ata janë duke luajtur mirë. Si ju luani është thelbësore, por në fund e rëndësishme është për të marrë tre pikë në shtëpi”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/