Claudio Marchisio thotë se ai shpreson që të jetë në dispozicion për Juventusin pas pushimit ndërkombëtar pas një kohe të vështirë të kaluar.
Marchisio ka qenë jashtë fushe që nga prilli pas një dëmtimi të ligamentit në gju, duke e detyruar atë të humbasë ‘Euro 2016’ me Italinë, por mesfushori tashmë është kthyer të stërvit me skuadrën dhe është gati t’i kthehet fushave të blerta.
“Unë jam shumë mirë, ka më shumë se dy javë që unë kam trajnuar me ekipin”, ka thënë Marchisio për Calciomercato, transmeton Telegrafi.
“Pas pushimit të kombëtareve, unë shpresoj që të jem në dispozicion. Në këto gjashtë muaj, ka pasur disa kohë të vështira”.
“Të shikoj Kampionatin Evropian nga shtëpia nuk ishte e lehtë, por unë kam qenë krenar për shokët e mi. Më në fund këto muaj të gjatë kanë kaluar”, përfundoi mesfushori italian. /Telegrafi/