Telegrafi

Marchisio kthehet në stërvitje me Juventusin

Claudio Marchisio është kthyer në stërvitje me Juventusin.

Marchisio ishte lënduar sezonin e shkuar në muajin prill në ligamente, ndërsa sot e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Vinovo.

Trajneri Massimiliano Allegri beson që lojtari do të jetë i gatshëm që në tetor, por nuk është dhënë ndonjë datë më e saktë.

Bianconerët në derbi me Interin humbën edhe Medhi Benatia i cili u lëndua në pjesën e parë.

Për lojtarin më saktë do të dihet në ditën e ardhshme./Telegrafi/