Telegrafi

“Marchisio konsumonte katër pako cigare dhe një verë në ditë” – Traore zbuloi ‘çmendurinë’ e italianit

Armand Traore ka zbuluar se si legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio konsumonte katër pako cigare dhe një shishe vere në ditë, por sërish mund të vraponte si askush tjetër.

Traore kishte kaluar te Zonja e Vjetër si huazim nga Arsenali në sezonin 2010/11, duke luajtur vetëm 12 herë për gjigantin nga Serie A.

Mbrojtësi senegalez në një intervistë për talkSPORT ka zbuluar disa detaje nga koha e tij në Torino.

“Shkova te Juventusi kur isha 20-vjeçar”, ka thënë Traore. “Tashmë kisha kaluar pesë vite në Angli”.

“Kur shkova në mëngjes për stërvitje, thash me vete ku janë të gjithë lojtarët. Askush nuk ishte në dhomat e zhveshjes, asnjë në palestër, pak prej tyre ishin në dhomën e trajtimit të muskujve”.

“Të gjithë ishin në dush, ishin duke ngrënë mëngjes duke pirë duhan dhe duke pirë ekspresso”.

“Unë isha plotësisht i tronditur pasi ata do të kishin një shishe verë çdo natë para një ndeshje kur ju po darkonit me ekipin”.

“Ju do të shkonit për ushqimin tuaj para ndeshjes një natë më parë dhe ata do të kenë shishe me verë të kuqe atje”.

“Kjo ishte një nga gjërat që më tronditi.

“Dhe Marchisio pinte cigare katër pako në ditë, por unë kurrë nuk kam parë dikë që vrapon si ai”, ka shtuar më tej senegalezi.

Traore kaloi të gjithë sezonin 2010/11 me Juventusin, por u kthye në Arsenal pasi bëri vetëm 12 paraqitje.

Ai kaloi më tej te Queens Park Rangers, ku do të kalonte pesë sezone, e më pas iu bashkua Nottingham Forestit dhe Cardiffit. /Telegrafi/