Telegrafi

Marchionni nënshkruan për Fiorentinën

Skuadra vjollce ka paguar vetëm dy milionë euro për bashkëpronësinë e 28-vjeçarit, i cili do të bashkohet me trajnerin Cesare Prandelli, me të cilin ka punuar bashkë te Parma në sezonet 2002-2004.

Marchionni iu bashkua Juventusit në vitin 2006, mirëpo nuk arriti të dëshmonte aftësitë e tij si pasojë e lëndimeve që e përcollën.