Telegrafi

Marchetti kërkohet nga Arsenali e Bayerni

Marchetti që do të ketë rastin të luajë në Botëror pas lëndimit të Buffon, ka zgjuar interesimin e dy skuadrave të lartpërmendura, të cilat do ta kontaktojnë Cagliarin në javët në vazhdim.

Arsenali duket të jetë favorit për portierin e Italisë, pasi që ka filluar kontaktet e para me Cagliarin, ndërsa Marchetti me paraqitjet e tija sezonin e kaluar, përveç se e siguroi vendin ne kombëtare, ka qenë atraksion në tregun evropian të transferimeve. /Telegrafi/