Telegrafi

Marcelo: Vështirë që Barca të dështojë

“Kur ne jemi në fushë, ne mendojmë vetëm se si të fitojmë dhe se si t’i bëjmë gjërat më të thjeshta, kështu që ne kurrë nuk vuajmë në fund. Osasuna pati shumë raste në ndeshje dhe kjo na brengos. Ne duhet të luajmë më mirë. Këtë fundsezoni nuk ka ndeshje të lehta, ndeshja ndaj Mallorcas mund të jetë tejet e vështirë”.

“Ne duhet të fokusohemi në vetvete. Unë jam një lojtar i Realit dhe unë brengosem vetëm për ekipin tim. Por, po duket se Barcelona vështirë se do të dështojë dhe nuk jam i sigurt nëse do të dështojë”, ka thënë Marcelo. /Telegrafi/