Marcelo nuk ka mundur të durojë ofendimet e tifozëve madrilen në llogari të sulmuesit portugez.
Ditën e djeshme shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo por edhe patrioti i tij Nejmar patën ditëlindjen.
Braziliani, në shenjë urimi postoi në Instagram me të dy lojtarët. Foto e hedhur me Neymar-in si duket nuk i ka pëlqyer tifozëve madrilenë, të cilët e kanë ofenduar dhe kritikuar lojtarin për këtë gjest.
Megjithatë Marcelo ua ka kthyer me të njëjtën monedhë duke i shkruar në anglisht “Shut the f**k up idiots” (Qepeni gojën, idiotë).
Marcelo edhe pse në skuadrën kundërshtare të përjetshme me Barcelonën, është një nga miqtë më të mirë të sulmuesit blaugran Neymar, pasi luajnë të dy me kombëtaren e Brazilit.