Telegrafi

Marcelo tallet me lojtarin e Falmengos, duke i futur topin mes këmbëve

Edhe pse Marcelo nuk mundi ta ndihmonte Fluminensen me një gol apo asistim në derbin kundër Flamengos (0-0), ai duhej të tregonte të paktën aftësitë e tij.

Si 35-vjeçar, ai ende ka cilësitë në këmbët e tij dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit.

Derisa kishte afër dy kundërshtarë, presioni nuk ishte mbi të dhe kaloi njërin prej tyre duke i futur topin mes këmbëve.

Si për kujtesë, mbrojtësi veteran u largua nga Real Madridi pas 15 vitesh në Bernabeu dhe iu bashkua Olympiacos në shtator të vitit 2022, por kontrata e tij u ndërpre vetëm pesë muaj më vonë.

Braziliani përfundoi duke nënshkruar për Fluminense, duke grumbulluar pesë gola në 24 paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë deri më tani. /Telegrafi/