Telegrafi

Marcelo shpreson të luajë në Botëror

“Jam gjithmonë në shërbim të trajnerit për të luajtur në mes të fushës ose në krah. Kam luajtur në të dyja pozicionet. Mendoj se kur luaj në qendër i jap skuadrës një stil të ri të lojës”, është shprehur braziliani për AS.

Ndërsa sa i përket Kampionatit Botëror 2010, Marcelo ka thënë se asnjëherë nuk e ka humbur shpresën dhe se do t’i pëlqente shumë që të ishte me kombëtaren e tij në Botëror. /Telegrafi/