Telegrafi

Marcelo: Nuk mendojmë për Tripletën, por vetëm për ndeshjen e ardhshme

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka folur për Radio Marca pas suksesit në mbrëmjen gala për ndarjen e çmimeve nga FIFA për më të mirët e vitit 2016.

Braziliani u zgjedh si mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë, por i foli edhe për suksesin e Cristiano Ronaldon, i cili u zgjodh ‘Lojtari i Vitit’.

Lojtarët e Real Madridit të cilët fituan cime në FIFA BEST AWARDS

“Çmimi ‘Më i miri” është një gjë e rëndësishme për Cristianon, ka kaluar gjithë sezonin duke punuar për ta fituar”.

“Tripleta? Në dhomat e zhveshjes nuk flasim kurrë për atë, mendojmë vetëm si të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje dhe t’i gëzohemi kësaj forme të mirë”.

“Zidane? Është i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë Marcelo. /Telegrafi/