Telegrafi

Marcelo: Ka edhe shumë ndeshje në La Liga

Pas humbjes nga Athletic Bilbao, Los Blancos gjenden pesë pikë prapa Blaugranëve, ndërsa disa nga mediat spanjolle kanë shkruar se Reali vështirë se do të mund ta arrijë Barcën në garën për titull.

Mirëpo, braziliani është shprehur për AS, se Merengues kanë mësuar nga gabimet e tyre dhe se ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar në La Liga, prandaj shpresat për titull janë të mëdha. /Telegrafi/