Ernesto Valverde është gjithmonë e më afër shkarkimit nga Barcelona, pasi rezultatet dhe loja jo e mirë në këtë fillim sezoni, e kanë vënë trajnerin në pozitë të vështirë.
Largimi i tij pritet dita e ditës, ndërsa edhe emrat që qarkullojnë për ta zëvendësuar nuk janë të pakët. Ronald Koeman është emri që përmendet më së shumti në mediat spanjolle, por ai nuk është i vetmi.
Por, Claudio Borghi, ish-futbollist dhe komentator aktualisht në Argjentinë, ka thënë se Marcelo Gallardo, tani trajner te River Plate, do ta drejtojë Barcelonën.
Sipas tij Gallardo do të zyrtarizohet si trajner në janar.
Gallardo ka treguar sukses të madh te River Plate duke e fituar Kupën Libertadores sezonin e shkuar, ndërsa këtë vit është në finale. /Telegrafi/