Marcelo nuk e ka ndërmend tëndalet duke luajtur futboll, përkundër largimit të papritur nga klubi i tij i zemrës Fluminense.
Veterani brazilian ishte që një vit e gjysmë pjesë e Fluminenses, por pas një përplasje me trajnerin ka ndërprerë kontratën dhe tani po mendon rikthimin në Evropë.
E ardhmja e mbrojtësit të majtë brazilian pritet të jetë sërish në La Liga, aty ku qëndroi për 15 vite si pjesë e Real Madridit.
36-vjeçari mendon se ka ende për të dhënë dhe tanimë është në bisedime me dy klube elitare nga kampionati spanjoll.
Agjentët e futbollistit tanimë kanë nisur bisedat me drejtuesit e dy klubeve spanjolle si Leganes dhe Villarreal.
Përparësi ka Leganes, klub në kryeqytetin spanjoll Madrid, aty ku Marcelo qëndroi për 15 vite dhe familja e tij jeton aty.
Gjithsesi rikthimi i tij në Evropë është i sigurt dhe nga janari ylli brazilian pritet të jetë pjesë e La Ligas. /Telegrafi/