Site icon Telegrafi

Marcelo dhe Dani Alves mund të luajnë së bashku në La Liga sezonin e ardhshëm

Dy legjenda të futbollit, dy bashkatdhetarë dhe dy nga mbrojtësit e krahut më emocionues në historinë e futbollit. Marcelo dhe Dani Alves kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tyre si kundërshtar, duke luajtur me Real Madridin dhe Barcelonën, por në sezonin e ri mund të jenë bashkëlojtarë.

Marcelo dhe Alves janë larguar tashmë nga Real Madridi dhe Barcelona pas skadimit të kontratave të tyre dhe mos rinovimit shkaku i moshës.

Megjithatë, është legjenda braziliane, Ronaldo Nazario da Lima, i cili shpreson t’i bashkojë të dy në një skuadër në La Liga.

 

Real Valladolid, president i të cilit është Ronaldo, arriti të rikthehet në La Liga këtë sezon dhe dy brazilianët mund të transferohen tek ky klub.

Sipas gazetës UOL Esporte në Brazil, menaxheri Pacheta thuhet se nuk është konsultuar për këtë mundësi, por Ronaldo beson se do të ishte një propozim i mirë për sa i përket marketingut dhe dyshja do t’ju ndihmonte teknikisht.

Dani Alves u përfol se i ishte ofruar Real Mallorca në fillim të javës, por i hodhi poshtë këto thashetheme shpejt, ndërsa Marcelo është përmendur me një numër skuadrash.

Nëse Ronaldo do e bënte nënshkrimin e dyfishtë, pa dyshim që do të ndihmonte profilin e Real Valladolidit. /Telegrafi/

Exit mobile version