Telegrafi

Marcelo Bielsa ka një befasi për Etrit Berishën

Etrit Berisha pret të mësojë të ardhmen e vet, por tashmë dilemat e tij janë shtuar, sepse përveç ofertave të shumta që ka marrë dhe do të marrë në vazhdim, tani ka ardhur edhe një befasi nga Lazio.

Klubi kryeqytetas sapo ka emëruar trajner argjentinasin Marcelo Bielsa, i cili duket se nuk është dakord që Berisha të largohet.

Duke parë moshën e Federico Marchetti, Lazio po sheh edhe mundësinë e shitjes së tij dhe të mbajtjes së Berishës, natyrisht nëse do të ketë oferta.

Presidenti lacial Claudio Lottito ka biseduar ditët e fundit me Berishën, raportojnë mediat italiane, duke i kërkuar portierit tonë të qëndrojë.

Megjithatë, Berisha e ka bërë të qartë: qëndron te Lazio vetëm nëse i garantohet se do të luajë rregullisht, gjë që nuk ka ndodhur që kur ka shkuar në Serie A.