Barcelona raportohet se nuk do të bëjë asnjë transferim në afatin kalimtar të janarit.
Blauganasit kanë investuar shuma të majme, pasi e transferuan Antoine Griezmannin dhe Frenkie de Jongut në shumën e 200 milionë eurove.
Disa lojtarë do të lejohen të largohen në këtë dimër, derisa tashmë Carles Alena u huazua te Real Betisi, derisa edhe Jean-Clair Todibo pritet të largohet.
Marca raporton se katalunasit duan të investojnë në verën e vitit 2020 në mesfushë, pasi Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal do të largohen.
Janë disa zëra se edhe Luis Suarez mund të largohet nga Camp Nou, shkaku i moshës së tij dhe klubi po kërkon një zëvendësues për të.
Nelson Semedo është po ashtu në listën e largimeve, shkaku që Sergio Roberto është i padiskutueshëm në atë pozitë. /Telegrafi/