Kjo aromë nuk është specifike vetëm për shkak të dukjes, por edhe për shkak të bashkimit të pazakonshëm të notave të cilat i përmban, midis luleve të bergamit, portokallit dhe gardenit është edhe gjaku i dhisë!
I dyti në radhë parfumi nga Dekacenca e linjës unike arrin këtë gusht në treg, me emrin Divine Decadence, transmeton Telegrafi.
Aroma luksoze, dehëse dhe glamuroze paraqet vajzën e cila me vetëdije zgjedh dekadencën si stil jetese.
Notat aromatike janë dehëse dhe nuk mundeni të ngopeni, ndërsa është e tillë edhe vajza e cila i aplikon.
Notat themelore të parfumit i përbën ekstrakti i shampanjës, lules së portokallit, bergamit, hortensisë (trëndafil japonez), gardenit, shafranit, vaniljes, por si shtojcë e veçantë theksohet ekstrakti i gjakut të dhisë, i lidhur sintetikisht.
Të gjitha këto arrijnë në paketimin unik në formë çante, ndërkaq si fytyrë mbrojtëse e fushatës është vajza shumë joshëse, Adriana Lima. /Telegrafi/