Marc Gasol tashmë ka unazën lakmuar. Xhevahirin që vëllai i tij e ka marrë në vitin 2009 dhe 2010, tashmë shkëlqen në dorën e spanjollit.
Me fitoren e Toronto Raptors në ndeshjen e gjashtë kundër Golden State Warriors, mbiemri Gasol ka hyrë plotësisht në librat e regjistrimeve të ligës më të mirë në botë.
Kjo është hera e parë që në histori të NBA-s të kemi dy vëllezër që në një periudhë të shpallet kampion.
Në 73 vjet ekzistence të ligës, kanë qenë 126 vëllezër që kanë luajtur, por që kurrë nuk janë bërë kampion bote.
Pau luajti gjithsej 18 ndeshje me fanellën e Lakers, në të cilën mesatarisht shënoi 17.2 pikë, 10.4 kërcime 3.1 assiste, 1.6 blloqe dhe 0.6 topa të vjedhur.
Ndryshe, Marc ka pasur një mesatare prej 12 pikëve, 7.3 kërcimeve, 2.7 asistimeve dhe 0.5 topave të vjedhur në gjashtë ndeshjet e finales. /Telegrafi/