Futbollisti i Borussia Dortmundit, Marc Bartra, ishte personi i lënduar pas shpërthimeve që ndodhën në afërsi ta autobusit të skuadrës gjermane para ndeshjes kundër Monacos.
Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe menjëherë pas u bë e ditur se është jashtë rrezikut për jetë.
Mirëpo, lojtari është plagosur në krah dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Spanjolli ka pësuar një frakturë dhe i ka mbetur një copëz nga mjeti shpërthyes, e cila duhet t’i hiqet me intervenim kirurgjik.
Kujtojmë që ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Dortmundit dhe Monacos është shtyrë për ditën e mërkurë pas këtij incidenti. /Telegrafi/