Këngëtari i njohur i muzikës latine, Marc Anthony, ka humbur të ëmën.
Guillermina Quiñones është ndarë nga jeta mesditën e së enjtes në Puerto Rico.
Lajmin e hidhur Antony e ka ndarë në rrjetin social Instagram me një mesazh të ndjerë për njeriun më të dashur.
“Sot në mesditë heroina e familjes, shkëmbi, mbrojtësja jonë më e madhe, frymëzimi dhe tani engjëlli, ndërroi jetë. Iku në paqe e shoqëruar nga të gjitha lutjet. Nënë, do të më mungosh shumë”, shkruan Antony në mesazhin.
Miqtë këngëtarë në të gjithë botën i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për humbjen e njërit të zemrës. /Telegrafi/