Ai u bë qendra e vëmendjes për shkak të puthjes që shkëmbeu në skenë me ish-bashkëshorten Jennifer Lopez në fillim të këtij muaji, por duket se Marc Anthony po përpiqet t’i rikthehet marrëdhënies me yllin.
Këngëtari 48-vjeçar përflitet se po kërkon të ribashkohet me aktoren dhe këngëtaren e mrekullueshme 47-vjeçare, të paktën sipas një burimi të ri.
Ky lajm vjen pasi u raportua se ylli latin i ka dhënë fund martesës së tij me modelen venezuelase Shannon De Lima, vetëm një ditë pasi ai shkëmbeu një puthje pas një performance në ceremoninë Latin Grammys.
Ylli i “Shades of Blue” është gjithashtu beqare pasi u nda nga balerini 29-vjeçar Casper Smart, në muajin gusht, pas pesë vitesh lidhje. /TCH/