Telegrafi

Marc Anthony martohet për herë të katërt – kurorëzon dashurinë me Nadia Ferreira

Marc Anthony u martua për herë të katërt të shtunën (28 janar) teksa kurorizoi dashurinë me Nadia Ferreira pas një fejese tetë-mujore.

Muzikanti 54-vjeçar dhe ish-konkurrentja “Miss Universe” 23 vjeç organizuan një ceremoni të mrekullueshme dhe të mbushur me yje në Muzeun e Artit Perez në Miami.

Në dasmë nuk morën pjesë ish-bashkëshortja e tij Jennifer Lopez, bashkëshorti i saj i ri Ben Affleck, e as binjakët 14-vjeçar të çiftit Emme dhe Max.

Raportimet vunë në dukje gjithashtu se kryebashkiaku i Majamit, Francis X. Suarez veproi si zyrtari i dasmës për mbrëmjen, ku morën pjesë njerëz si Maluma, David Beckham dhe Romeo Santos.

Për më tepër, të ftuar të tjerë të famshëm përfshijnë emra si Salma Hayek, Lin Manuel Miranda dhe Luis Fonsi.

Nusja kishte veshur një fustan nga “Galia Lahav”, ndërsa dhëndri ishte veshur me kostum nga “Christian Dior”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marc Anthony

Dy djemtë e Marc, Cristian dhe Ryan të cilët ai ndan me ish-bashkëshorten Dayanara Torres, ishin të pranishëm në ditën e veçantë të babait të tyre.

Majin e kaluar bashkëshortët e rinj festuan fejesën me një festë në Miami.

Nadia e bëri të ditur lajmin e fejesës në Instagram me një unazë diamanti, e cila kishte një gur të madh në formë smeraldi në mes me dy gurë më të vegjël anash.

Ferreira u kurorëzua “Miss Paraguai” në vitin 2021 dhe përfundoi si shoqëruesja e parë në konkursin “Miss Universe”, pas Harnaaz Sandhu të Indisë. /Telegrafi/