Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, kanë marrë vëmendje të madhe me paraqitjen në Latin Billboard Music Awards 2023.
Këngëtari 55-vjeçar dhe Nadia, 24 vjeçe, të cilët njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë së bashku në qershor, shkëmbyen puthje teksa ecnin në tapetin blu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Universitetin e Miami, Qendra Watsco në Coral Gables.
Marc dukej elegant me një kostum jeshil ulliri të errët ndërsa qëndronte përkrah Nadias, e cila mahniti me një fustan të gjelbër të hapur pa rripa me një të çarë të lartë deri në kofsh.
Ajo e përfundoi veshjen me taka argjendi dhe aksesorë të ndryshëm, një palë vath të varur dhe një gjerdan.
Nadia dhe Marc njoftuan në ditën e Shën Valentinit se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Njoftimi për shtatzëninë erdhi vetëm dy javë pasi ata u martuan në një ceremoni luksoze të mbushur me yje më 28 janar në Miami.
Nadia vlen të ceket se ishte prezantuese të enjten në Latin Billboard Music Awards. /Telegrafi/