Telegrafi

MARAZZI hap përfaqësinë në Kosovë

Përvoja dhe aftësia për inovacion,kreativitet dhe dizajn, tradita dhe kultura, një pasion për qeramikë dhe ndërgjegjësim mjedisor janë fortës e qeramikës Marazzi, qeramika këto të cilat kanë përcaktuar hapësirat e jetesës që nga viti 1935.

Si partner lokal, kjo kompani, ka përzgjedhur po ashtu një lider Kosovar në sektorin e gurit dekorativ, kompaninë Paradiso. Dy kompanitë së bashku si për qëllim kanë hapjen e vendeve të reja të punës, ofrimin e produkteve kualitative me çmim të volitshem dhe shërbim kualitativë.

Me rastin e hapjes së objektit të ri, të enjten, përfaqësues të kompanive, treguan për rëndësinë e hyrjes në treg të kësaj kompanie. Alban Uka, drejtori ekzekutiv i kompanisë Paradiso, tha se është një nder për kompaninë e tij të bashkëpunoj me një brend botëror si Marazzi.

Ai tha se është i bindur në suksesin e përbashkët të dy kompanive në tregun Kosovar. Në këtë hapje, në lidhje me rëndësinë ekonomike të hyrjes së Marazzi në tregun e Kosovës foli kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu dhe drejtor për evropën lindore i grupit Marazzi Fabrizio Fauli. /Telegrafi/